Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Nuk kanë të infektuar me koronavirus”, por Koreja e Veriut ka gati vaksinën!

Nga A2 CNN
27 Janar 2021, 12:59 | Bota
“Nuk kanë të infektuar me koronavirus”, por Koreja e

Koreja e Veriut është duke zhvilluar vaksinën e saj ndaj koronavirusit duke përdorur të dhëna që janë hakuar nga shkencëtarë të huaj, shkruan Daily Mail.

Pavarësisht pretendimeve të liderit suprem, Kim Jong un, se shteti komunist nuk ka persona të infektuar me virusin që u ka marrë jetën më shumë se 2 milionë, zhvilluesit e vaksinës kanë nisur testimet te personat me simptoma të ngjashme me koronavirusin.

Një burim ka thënë për gazetën me bazë në Seul “Daily NK” se, shkencëtarët në Universitetin Kim Il Sung po përdorin ekspertizën e mbledhur për aktiviteteve “pirate” për të kryer punën e tyre në një institut kërkimor biologjik.

Burimi ka thënë se faza e parë dhe e dytë e testimit të vaksinës tashmë ka përfunduar, ndërsa janë duke u zhvilluar testimet në fazën e tretë, e cila është e fundit para nisjes së aplikimit të vaksinës.

Megjithatë, është e paqartë se si do të testohen qytetarët e Koresë së Veriut, kur Kim Jong un pretendon se virusi nuk qarkullon në shtetin komunist. Në anën tjetër, Koreja e Veriut ka vendosur kufizime të rrepta, duke mbyllur të gjitha pikat e hyrjes. Po ashtu, OBSH thekson se transporti publik është kufizuar, si dhe ndalohen grumbullimet me më shumë se 5 persona.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani