Peshojnë tonelata, por këto dy balena duken si “balerina” klasike

Peshojnë 100 deri në 150 tonelata, por në sytë një fotografi fatlum, dy balena u shndërruan për disa momente në balerina klasike, ose kampione të notit të sinkronizuar.

Pamjet mbresëlënëse vijnë nga ishulli i Mauit, në Havai, në mes të oqeanit Paqësor. Pamjet tregojnë qartë si dy gjitarët e detit fillojnë të ndjekin njëri-tjetrin, si shenjë miqësie, por edhe konkurrence, dhe në një moment, dalin me vrull nga uji, pothuajse me një piruet të sinkronizuar, duke vijuar akrobacitë me minuta të tëra.

Shpeshherë banorët e atyre ishujve kanë rrëfyer për dëshirën që këto gjigantë të detit kanë për t’iu afruar mjeteve lundruese, duke i ndjekur dhe pothuajse duke lozur me to.

Por, qasja pothuajse artistike e këtyre balenave është fenomen më i rrallë, veçanërisht kur kryhet jo si diçka individuale, por me partner po aq të “talentuar”.