Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

U qëllua dy herë, çfarë deklaroi Marion Mitro për policinë

Nga A2 CNN
27 Janar 2021, 10:30 | Kronikë
U qëllua dy herë, çfarë deklaroi Marion Mitro për

Marion Mitro, i cili u qëllua me armë zjarri një ditë më parë, gjatë marrjes në pyetje nga policia ka deklaruar se ka qenë duke ecur me kurriz dhe nuk e ka parë autorin.

Mitro ka shtuar se kohët e fundit nuk ka pasur asnjë konflikt dhe se nuk di për cilat motive është qëlluar drejt tij. Ai tregoi se ka qëndruar disa minuta pa lëvizur derisa atentatorët janë larguar.

Policia ende nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen e rëndë, ndërsa nuk ka arritur të gjejë kamera me fushëpamje nga vendi i ngjarjes, çka mund të ndihmonte në ndërtimin e një identikiti të autorëve.

Mitro ka qenë pjesë e dosjes së “tritolit” të Julian Sinanit. Rreth një vit më parë ai ka dalë nga burgu. Pjesa e kësaj dosje ka qenë edhe Erjon Mëhillaj, i cili vrau veten në burg.

Mitro është dënuar nga gjykata me 19 vite burg, ndërsa organi i akuzës kërkoi dënimin me 26 vite burg për të. Më pas, ai apeloi vendimin dhe Apeli i Krimeve të Rënda e uli atë në 8 vjet burg. Mitro akuzohej për tre vepra penale. Ai dyshohet se ka porositur atentatin e mbetur në tentativë ndaj ish-prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.

https://a2news.com/2021/01/26/kush-eshte-marion-mitro-personi-i-qelluar-me-plumb-ne-koke-ne-vlore/

A2 CNN Livestream

Dita jonë