Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Parashikimi i motit: 29 janar 2021

Nga A2 CNN
29 Janar 2021, 07:25 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 29 janar 2021

E premtja vjen me kthjellime dhe vranësira kalimtare, që do të mbizotërojnë pjesën e parë të ditës. Ndërkohë, pasdite do të kemi fuqizim të vranësirave, çka do të sjellë edhe reshje, ndonëse të pakta.

Në orët e mbrëmjes, rikthehen reshjet e shiut në të gjithë vendin, ku priten rrebeshe në veri.

Temperaturat rriten me të paktën 3 gradë në të dyja skajet e ditës, duke luhatur vlerat nga -3 ato minimale në zonat malore verilindore, deri në 14 gradë celsius, maksimumi, në brigjet e Vlorës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani