Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Rrëshqitje dherash në aksin Maliq-Moglicë, pa energji 5 fshatra në Pogradec

Nga A2 CNN
30 Janar 2021, 10:35 | Aktualitet

Reshjet e shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dherash dhe inertesh në aksin Maliq-Moglicë. Sipas të dhënave po punohet prej mëngjesit për të bërë të mundur hapjen e rrugës për automjetet që lëvizin në këtë zonë.

Reshjet e shiut të shoqëruar edhe me erë kanë shkaktuar shkëputjen e energjisë e elektrike në disa fshatra të njësive administrative.

Në Dardhas 5 fshatra që furnizohen nga fidri i Maliqit janë pa energji.

Në Velçan gjithashtu ka disa fshatra pa energji elektrike gjithashtu edhe në njësinë Proptisht rezultojnë 2 fshatra pa energji elektrike.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu