Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Barça merr fitoren e pestë radhazi, kalon Realin në renditje, vendos Messi e Griezmann

Nga A2 CNN
31 Janar 2021, 22:52 | Futboll
Barça merr fitoren e pestë radhazi, kalon Realin në renditje,

Edhe pse me një rezultat të ngushtë 2-1, Barcelona triumfoi ndaj Bilbao-s duke vijuar ecurinë pozitive në La Liga, ku mori fitoren e pestë radhazi.

Lionel Messi, i cili duket se po u rikthehet ditëve të tij më të mira, realizoi golin e parë në këtë ndeshje, në minutën e 20.

Bilbao nuk u dorëzua dhe me nisjen e pjesës së dytë arriti të barazojë rezultatin me një autogol nga Jordi Alba. Ndërkohë, Griezmann, pas një asisti nga Mingueza, shënoi goli i fitores për Barcelonën, e cila ngjitet tashmë në vendin e dytë në renditje, me pikë të barabarta me Realin e Madridit.

Megjithatë, objektivi titull duket shumë larg, pasi Atletico Madrid, që mban vendin e parë, ka 10 pikë më shumë, si dhe një ndeshje më pak.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani