Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Gjendet i vdekur pronari i një biznesi në autostradën Tiranë-Durrës

Nga A2 CNN
31 Janar 2021, 10:43 | Kronikë
Gjendet i vdekur pronari i një biznesi në autostradën

Policia e Shtetit njofton se në orët e para të mëngjesit është gjetur trupi i pajetë i një personi në magazinat e një biznesit në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas verifikimeve, viktima është 58-vjeçari N.D. pronari i biznesit.

Nga hetimet paraprake, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera dhe për këtë arsye dyshohet se N.D. ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë