Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ndizen motorët e fushatës, Kryemadhi: Jo pjesë e qeverisë, listat me vetting

Nga A2 CNN
31 Janar 2021, 13:38 | Politikë
Ndizen motorët e fushatës, Kryemadhi: Jo pjesë e qeverisë,

Fushata zgjedhore ka bërë me dhjetra, por këto janë zgjedhjet e para të Monika Kryemadhit si kryetare e LSI-së. Në 2017 shkëputi aleancën nga PS, ndërsa më 25 prill kërkon votën për të ardhur në pushtet së bashku me PD.

Prej muajsh Monika Kryemadhi ka nisur takimet me elektoratin, me propozime konkrete për daljen nga kriza nën sloganin “Shqipëria shtëpia juaj”. Parlamenti nuk i mungon dhe as nuk e vlerëson, por as posti i ministres duket se nuk është në aspiratat e saj.

“Nuk e shoh veten në këtë drejtim”, thotë ajo.

Përvec politikës, takimet elektorale duket se rikthejnë dhe kujtime. Në Divjakë, ku A2CNN e shoqëroi në disa takime, çifti Meta duket se ka shumë të tilla.

Agresivitetin në përballjet politike, thotë se ia vlerësojnë ata që takon në terren, jo në grupime të mëdha, për shkak të pandemisë. 4 vitet e fundit sipas bashkëshortes së Presidentit treguan se nuk ishte LSI-ja ajo që kishte mendjen tek tepsia, slogan ky i fushatës së kryeministrit në zgjedhjet e shkuara.

Ndryshe nga PD apo dhe PS, LSI nuk ka pajtuar një kompani për menaxhimin e fushatës. Më shumë i besohet intuitës dhe përvojës. Ende nuk është përcaktuar renditja finale në listat e LSI, por Kryemadhi thotë se do të bëjë një vetting të brendshëm.

Ndërsa LSI ka ndezur motorët, a e sheh të ngadaltë aleatin e madh në krye të PD, i cili ende nuk ka zbardhur të gjithë programin, nuk ka caktuar drejtuesit e qarqeve dhe as sqaruar marrëdhëniet me aleatët?

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani