Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Protesta masive në Rusi, mes mijëra të arrestuarve edhe bashkëshortja e Alexei Navalny-t

Nga A2 CNN
31 Janar 2021, 17:13 | Bota

Gruaja e liderit të opozitës në Rusi, Yulia Navalny, u arrestua të dielën gjatë protestave masive të zhvilluara në Moskë në mbështetje të bashkëshortit të saj.

"Yulia Navalnaya u arrestua në protestë! Liri për Navalny-n!", shkroi në Twitter grupi mbështetës i liderit të opozitës, Alexei Navalny.

Në protestën e së dielës në të gjithë Rusinë janë raportuar mbi 2200 persona të arrestuar deri tani. Mijëra njerëz sfiduan kërcënimet e autoriteteve për t’u arrestuar dhe masat anticovid dhe kanë mbushur sheshet e qyteteve më të mëdha ruse. Protestuesit kundërshtojnë arrestimin e Alexei Navalny dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të tij dhe kërkojnë lirimin e menjëhershëm të tyre.

Alexei Navalny u arrestua pas kthimit të tij nga Gjermania, ku qëndroi për rreth 6 muaj për t’u rikuperuar nga një tentativë për ta eliminuar me një agjent nervor. Ai u kthye në qeli nga autoritetet ruse me motivacionin se kishte thyer një dënim me kusht.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani