Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Torino blen futbollistin nga Paraguai, rezulton pozitiv me Covid-19 në ditën e parë

Nga A2 CNN
31 Janar 2021, 17:55 | Futboll
Torino blen futbollistin nga Paraguai, rezulton pozitiv me Covid-19 në

Torino është duke kaluar një situatë aspak të mirë në Serie A, ku pas 20 ndeshjeve ka grumbulluar vetëm 15 pikë dhe mban vendin e 17.

Drejtuesit e ekipit ndryshuan trajnerin, ndërsa u futën edhe në merkato për të ndryshuar ekipin. Megjithatë, duke se edhe kjo lëvizje nuk ka shkuar si duhet.

Torino nënshkroi me sulmuesin e Betis, Antonio Sanabria, për 4 vitet e ardhshme. Por, që në ditën e parë në Itali, lojtari ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Klubi e prezantoi atë duke mbajtur një distancë të madhe, ndërsa më pas ai u vendos në karantinë, duke mos patur asnjë kontakt me pjesën tjetër të skuadrës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani