Aksident në Korçë, makina përplas kalimtarin dhe largohet nga vendngjarja

Screenshot 5 600x338

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së hënës në qytetin e Korçës, ku një makinë ka përplas një këmbësor.

Ngjarja është regjistruar në vendin e njohur si “Ana Maria”, ku kalimtari u godit nga makina ndërsa po kalonte rrugën.

Nuk dihet gjendja e personit të aksidentuar, ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të drejtuesit të mjetit, i cili është larguar nga vendngjarja pas aksidentit.