Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Blerjet online, kërkohet rritja e kufirit të lejuar prej 22 eurosh që është sot

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2021, 15:29 | Ekonomi
Blerjet online, kërkohet rritja e kufirit të lejuar prej 22 eurosh

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kërkon rritjen e pragut të lejuar për blerjet online pa TVSH, që sot është 22 euro.

Kjo pasi me nivelin aktual kostot për operatorët e shërbimit postar janë të larta. Kërkesa është paraqitur në projektvendimin “Për miratimin e dokumentit të politikës së shërbimeve postare, i cili është hedhur për konsultim publik.

Në këtë draft theksohet se nevojitet marrja e masave të tilla, si krijimi i një one-stop-shop online për pagesën e TVSH, rritja e tarifës “de minimis” për detyrimet e importit, apo eliminimi i tarifave të skanimit për dërgesat me vlerë të ulët për të ofruar shërbim më të mirë.

Në vitin 2019, qeveria vendosi që për blerjet online mbi 22 euro, qytetarët duhet të paguanin edhe 20% TVSH të vlerës së mallit plus 2.4% taksë doganore. Pra, në total taksim sa 22.4 % e vlerës së mallit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli