Breshëri plumbash nga Range Rover, vrasje me armë zjarri në Fier

Një person është vrarë me armë zjarri në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”, në Fier.

Viktima është identifikuar si Shkëlzen Kastrati. Ai është qëlluar me breshëri nga një automjet tip Range Rover.

Makina ku udhëtonte viktima, më pas është përplasur me disa automjete të tjera, pasi ka humbur kontrollin. 

Makina e autorit është gjetur e djegur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltezës”.