Dr. Fabian Cenko: Nevojiten më shumë doza vaksine për të ndryshuar situatën

cenkooo 1100x620

Dr. Fabian Cenko, nga Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, komentoi në “Absolut 4” në A2 situatën nga pandemia në vendin tonë. Teksa foli për vaksinën dhe dozat e ardhura deri tani, ai theksoi se nevojiten shumë më tepër doza për të ndryshuar situatën.

“Kutia e parë e janarit ishte simbolika që na ballafaqoi me momentin e suksesshëm të mbërritjes së vaksinës. Kjo kutia e dytë nuk më impresionoi. Thjesht me këtë kutinë e dytë do të marrin dozën e dytë ata 900 persona që morën dozën e parë.

Dua të mendoj që fakti që kryeministri shkon në aeroport për atë kuti është shenjë që kryeministri është i interesuar dhe e di që kjo vaksinë është e rëndësishme. Janë 1170 doza, duhen më shumë vaksina. Me 10 mijë persona të vaksinuar nuk mund të shtrihet më gjerë”, tha Cenko.