Ekspozita “Synime”, rrugëtimi dhe terreni i grave shqiptare në historinë e artit vizual

synimet 1100x620

40 artiste femra janë bërë bashkë në një ekspozitë të vetme, që hulumton qasjen artistike të grave dhe vajzave shqiptare, jo vetëm mE tablo, skica, vizatime e videoart të realizuar nga artistet e reja, por edhe me vepra të nxjerra nga fondi i Galerisë Kombëtare të Arteve.

“Kam shumë sy, sy të bukur”, është vetëm një nga ciklet që duket sikur iu vështron gjatë gjithë shëtitjes suaj në galeri.

Synime, si një fjalë që vjen e përbashkët për këto vepra të realizuara nga femrat do të jetë e hapur për publikun për 2 muaj, nga 1 shkurti deri më 1 prill.