Ish-lojtarët e Kukësit shkëlqejnë në Turqi

Rroca dhe Ethemi, dy ish-lojtarë të Kukësit, po shkëlqejnë në futbollin turk me skuadrën e Istanbulspor.

Në ndeshjen e kësaj të hëne ndaj Altay-t në transfertë, Rroca realizoi golin e parë, ndërsa asistoi në golin e dytë të realizuar nga Ethemi.

Pas 19 ndeshjeve në kampionat, Istanbulspor renditet në vendin e dytë, me vetëm një pikë ndaj vendit të parë dhe ka synim ngjitjen në elitën e futbollit turk.