Banorët e Ishullit Man janë dyndur nëpër klube nate dhe dyqane pasi të gjitha kufizimet e bllokimit u hoqën sot. Baret dhe pubet hapën dyert e tyre një minutë pas mesnatës mbrëmë ndërsa dyqanet dhe restorantet ishin të hapura sot.
Banorët e ishullit me 85 mijë banorë nuk do të mbajnë me maska, shkollat do të rihapen dhe jeta do t’i rikthehet deri diku normalitetit. Qeveria vendase ka ndërmarrë vendimin për heqjen e kufizimeve pasi regjistroi vetëm 15 raste aktive.
Në ishull ka filluar shpërndarja e vaksinave dhe ministri i shëndetësisë David Ashford tha se të gjithë banorët do të vaksinohen deri në fund të shtatorit.
Ishulli i Manit është një territor vetëqeverisës, i vendosur në Detin Irlandez midis Britanisë së Madhe dhe Irlandës.