“Kina po përgatitet për luftë”

Raporte të publikuara së fundmi kanë zbuluar se avionët luftarakë të Kinës, çdo ditë gjatë janarit, kanë kryer stërvitje ushtarake pranë Tajvanit.

Mediat nga Tajvani kanë publikuar detaje se avionët kinezë kanë shkelur 30 herë hapësirën ajrore vetëm gjatë muajit të fundit.

“Global Times” i ka komentuar këto zhvillime si një përgatitje për një luftë të mundshme. Ky paralajmërim vjen në një kohë kur Kina i ka rritur ndjeshëm tensionet me Tajvanin duke rritur aktivitetet ushtarake dhe duke deklaruar se pavarësia do të thotë luftë.

Kina e pretendon Tajvanin si territor të saj. Pekini beson se qeveria e zgjedhur në mënyrë demokratike e Tajvanit po shkon drejt deklaratës për shpalljen e pavarësisë. Në anën tjetër presidenti i Tajvanit Tsai Ing-wen ka thënë vazhdimisht se ishulli është tashmë një komb i pavarur.

Tajvani, i cili formalisht nuk është njohur nga Uashingtoni, gjithsesi mbetet partneri komercial dhe ushtarak më i mirë i tij. Administrata Biden do të vijojë ketë traditë, dhe një aspekt domethënës ishte prania e atij që jo formalisht kryen funksionin e  ambasadorit të Tajvanit në ceremoninë e tij të inaugurimit.