Komiteti i Ekspertëve nuk ndryshon masat, por tregon se kur merret vendimi për hapjen e universiteteve

komiteti 1100x620

Pas mbledhjes së Komitetit Teknik të Eskpertëve, zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, deklaroi se pavarësisht rritjes së rasteve të reja, shtrimeve në spital dhe shtimit të viktimave nga Covid-19, për momentin nuk do të ketë masa të reja shtrënguese.

Madje, Rakacolli la të hapur mundësinë për kthimin e studentëve në universitete: “Kjo rritje ka lidhje me moszbatimin e duhur të masave në festat e fundvitit. Por, fatmirësisht, situata vijon të mbetet e kontrolluar dhe për këtë arsye u vendos në mbledhjen e ekspertëve që të vlerësojmë mundësitë e hapjes së universiteteve dhe do të kemi vendim deri në fund të kësaj jave”.

“Jemi në moment delikat, mos të harrojmë që jemi në dimër dhe njerëzit rrinë në ambiente të mbyllura. Prandaj, kërkojmë angazhimin më të madh të të gjitha strukturave dhe qytetarëve për të zbatuar mbajtjen e maskave dhe respektimin e distancës sociale”, shtoi Rakacolli.