Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Krasniqi: Partitë politike janë pasuri kombëtare, s’duhet të kthehen në oaze për kriminelët

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2021, 21:03 | Aktualitet
Krasniqi: Partitë politike janë pasuri kombëtare, s’duhet

Analisti Afrim Krasniqi ishte i ftuar në A2, ku komentoi thirrjen e fundit të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila kërkoi që kandidatët për deputetë të kalojnë në vetting.

Krasniqi theksoi, duke iu referuar edhe reagimit të kryeministrit Rama, se partitë politike janë pasuri kombëtare dhe nuk duhet të kthehen në oazë për kriminelët.

“Nuk i ka kërkuar askush kryeministrit që partia e tij politike të jetë dhomë torturash, po ri kanë kërkuar që të mos jetë oazë për kriminelët dhe për njerëzit që kanë dosje penale. Partitë politike janë pasur kombëtare dhe kur një individ vendos të kandidojë në politik, ai zgjedh partinë politike. Koha ka treguar se një pjesë e madhe e tyre kanë zgjedhur Parinë Socialiste, koha ka treguar se një pjesë e madhe e tyre kanë pasur përkrahjen direkte nga kryeministri. Mesazhi i palës amerikane ka qenë i tillë, që vullneti politik të jetë kundër këtyre individëve, në mënyrë që kryetarët e partive të mbajnë përgjegjësi morale dhe politike për zgjedhjen e tyre”, u shpreh analisti.

Më tej, ai tha se as në Partinë Demokratike nuk ka ndodhur procesi i verifikimit, por i deklarimit. “Ne duhet të shohim listën e kandidatëve nëse vërtetë do të respektohen parimet e dekriminalizimit. Jemi ende herët.

Këtë herë kemi parti të vogla, të cilët mund të marrin individë me të shkuar kriminale dhe më pas mund të vijnë si aleatë të partive të mëdha”, u shpreh Krasniqi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani