Lamtumirë Realit, Sergio Ramos zgjedh ekipin e ri

sergio ramos 1100x620

Sipas britanikes “Mirror”, Sergio Ramos preferon të vijojë karrierën e tij te Manchester United, duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Kapitenit të Realit nuk i pëlqen ideja e transferimit te Liverpool apo City, duke vënë “Djajtë e kuq” përpara çdo ekipi tjetër në Angli.

Nuk është hera e parë që ky klub shfaq interes për spanjollin. Manchester United bëri një ofertë të majme për Ramos, përpara se qendërmbrojtësi të rinovonte kontratën me Realin.