Mbi 2 milionë të vaksinuar në Turqi

MB TURQIA frame 0 1100x620

Më shumë se dy milionë njerëz në Turqi kanë marrë dozën e parë të vaksinës kineze anti-Covid. Kjo është raportuar nga të dhënat e lëshuara sot nga Ministria e Shëndetësisë, më pak se 20 ditë pas fillimit të fushatës kombëtare të imunizimit.

Deri më tani, dozat janë rezervuar për personelin mjekësor dhe shëndetësor dhe për të moshuarit për mbi 75 vjeç.

Ndër të parët që u vaksinuan ishin disa udhëheqës politikë, përfshirë presidentin Rexhep Tajip Erdogan.

Turqia përdor vaksinën e prodhuar nga kompania farmaceutike SinoVac, nga e cila ka marrë 13 milionë doza deri më tani, nga gjithsej 50 milionë të rezervuara. Doza e dytë e kësaj vaksine parashikohet pas 28 ditësh.

Që nga fillimi i pandemisë, Turqia ka regjistruar gati 2.5 milionë raste dhe 26 000 viktima.