“Mendoni për qytetarët dhe jo për oligarkët”, Tomini komenton deklaratën e Metës

1 SHKURT ABSOLUT CLNE frame 10340 1100x620

 Zv/ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ishte e ftuar në emisionin “Absolut 4” ku u diskutua për situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit në vend.

Ndërsa bëri një përmbledhje të situatës së re me shtimin e infektimeve, Tomini komentoi dhe deklaratën e presidentit Ilir Meta, i cili i bënte thirrje qeverisë që në vëmendje të saj të kthente qytetarët dhe jo oligarkët.

Sipas saj, kjo deklaratë është e pavend pasi e gjithë vëmendja e qeverisë ka qenë te shëndeti i qytetarëve.

“Thelbi i pandemisë ishte distancimi social. Rritja e rasteve nuk ka lidhje vetëm me festat, por edhe për shkak të lëvizjes së popullatës për pushime dimërore. Vera të favorizon pak më shumë distancim më shumë se dimri. Sipas pritshmërive e kishim parashikuar që në janar-shkurt do të kishim një kulm të pandemisë. Është një ndër projeksionet e përllogaritura nga dhjetori.

Mendoj që në gjykimin profesional është menduar vetëm për qytetarët në të gjitha politikat qeveritare mbi një mbështetje totale që nga mosha më e vogël në moshën më të të madhe. Me një përkushtim maksimal për të pasur një imunizim”, tha Tomini.