Moti i keq, rënie gurësh në akset kryesore të Elbasanit dhe mungesë energjie në disa zona

renie guresh 1100x620

Reshjet e dendura të shiut në qarkun e Elbasanit kanë shkaktuar rënie gurësh, inertesh dhe rrëshqitje dherash në shumë prej akseve rrugore të këtij qarku. Probleme janë shkaktuar në aksin Elbasan-Qafë Thanë dhe Kryq i Shirgjanit-Llixhë, (rruga e vjetër Elbasan-Gramsh).

Firmat kontraktuese kanë marrë masat dhe kanë pastruar akset rrugore nga materialet e rëna. Po punohet aktualisht në aksin rrugor Gramsh-Poroçan në të cilën kemi shembje rrugë dhe është krijuar problem në qarkullimin e mjeteve.

Nga hidrocentrali i Banjës njoftohemi se po bëhen shkarkime me 50m3/sek, kështu që bashkë me prodhimin kemi 150m3/sek shkarkime në lumin Devoll.

Në furnizimin me energji elektrike kemi ndërprerje të energjisë në disa pjesë të Njësisë Administrative Lunik, Orenje në bashkinë Librazhd, në Njësinë Administrative Tregan, Njësinë Administrative Shirgjan bashkia Elbasan, Njësinë Administrative Gostimë Cërrik dhe fidri që furnizon zonën e Mokrës. Mësohet se punonjësit e OSHE-së janë duke punuar për riparimin e defekteve.