Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ndahet nga jeta mjeshtri i zërit i Radio Tiranës, Kristaq Katundi

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2021, 08:57 | Aktualitet
Ndahet nga jeta mjeshtri i zërit i Radio Tiranës, Kristaq Katundi

Është ndarë nga jeta mjeshtri i zërit në Radio Tirana, Kristaq Katundi. Lajmi bëhet i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale nga Unioni i Gazetarëve, të cilët i shprehin ngushëllime familjarëve të të ndjerit.

Katundi ka realizuar një sërë emisionesh si "Teatri në mikrofon", ''Heroizmi i popullit tonë në shekuj'', ''Fjala artistike në mikrofon'', emisionet humoristike, radiodramatizimet për fëmijë, "Teatrin e fëmijëve në mikrofon", "Radiopërrallat", ''Teatrin e kukullave në mikrofon".

Gjithashtu, ai ka realizuar edhe një mori regjistrimesh muzikore, nga koncertet e festivalet tek ansamblet folklorike e muzikë filmash

Njoftimi i Unionit të Gazetarëve

I njohur dhe vlerësuar si emblemë e audiomontazhit artistik,  një emër të cilin rrallëkush mund të mos e ketë dëgjuar në realizimin teknik të Radiodramatizimeve të dikurshme të Radio Tiranës, bashkëpunëtori i vyer Kristaq Katundi u nda nga jeta.

Me punën e palodhur, me aftësitë profesionale, realizoi teknikisht emisione të tilla si: Teatri në mikrofon, Heroizmi i popullit tonë në shekuj, Fjala artistike në mikrofon, Emisionet humoristike, Radiodramatizimet për fëmijë, Teatrin e Fëmijëve në mikrofon, Radiopërrallat, Teatrin e Kukullave në mikrofon, e sa e sa realizime finalizuar falë mjeshtërisë së tij. Një mori regjistrimesh muzikore, Koncerte simfonike, Festivale kombëtare të këngës për fëmijë e të rritur, solistë e grupe të ndryshme popullore e të lehta, ansamble folklorike e muzikë filmash, janë regjistruar e transmetuar cilësisht falë profesionalizmit të operatorit Kristaq Katundi, emrin e të cilit ruan pothuaj çdo regjistrim prej vitit 1972-2014.

Do kujtohesh përjetë Kristaq Katundi, i përjetësuar në krijimin radiofonik.

Pushofsh në paqe MJESHTËR!

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë u shpreh ngushëllimet familjes Katundi dhe gjithë të afërmve të mjeshtrit të paharruar të Radios Shqiptare!

A2 CNN Livestream

Dita jonë