Nis hetimi për sherrin Ibrahimovic-Lukaku

skysports romelu lukaku zlatan ibrahimovic 5251358 1100x620

Ditë vendimtare për sherrin ndërmjet Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku. Tensioni në derbin e Kupës nuk pritet të kalojë pa pasoja, me Disiplinorin e Federatës Italiane që ka nisur hetimin dhe do të shqyrtojë materialet audio dhe video, për të analizuar me detaje fjalët që shkëmbyen dy sulmuesit.

Edhe pse nuk ka një datë konkrete, mendohet që vendimi nuk do të vonojë. Në orët në vijim, edhe arbitri Valeri do të dëshmojë për të sqaruar sherrin ndërmjet dy futbollistëve.