Një relikt i rrallë nga Lufta e Dytë Botërore, del në ankand kapaku i tualetit të Hitlerit

Një nga reliktet më të çuditshme të Luftës së Dytë Botërore, kapaku i tualetit të Adolf Hitlerit, do të dalë në ankand së shpejti.

Ky kapak, që pritet të arrijë deri në 20 000 euro, është marrë nga një ushtar amerikan në banesën e diktatorit gjerman në Berghof, në alpet bavareze.

Vartësit e tij i thanë Ragnvald Borch-it që të merrte çfarë të donte nga banesa, që ishte dëmtuar shumë nga bombardimet e forcave aleate në ditët e fundit të luftës. Ai zgjodhi kapakun e tualetit, të cilin e dërgoi në shtëpinë e tij në Nju-Xhersi, ku e ruajti në bodrum.

Tani, familja e ushtarit ka vendosur që ta shesë kapakun në një ankand në Merilend, javën e ardhshme, me një çmim që nis nga 15 000 euro.