Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Pandemia në Kosovë, Zemaj: Vaksinat e para anti-covid vijnë brenda shkurtit

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2021, 14:41 | Kosova
Pandemia në Kosovë, Zemaj: Vaksinat e para anti-covid vijnë

Kosova është ende në pritje të vaksinave anti-covid për të nisur me imunizimin e qytetarëve. Një datë konkrete për mbërritjen e dozave nuk ka, por ministri i Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj, u shpreh i bindur se do të arrijnë brenda këtij muaji.

Gjithashtu, siguroi se gjithçka është gati për nisjen e vaksinimit në masë: “Procesi i përgatitjes për ardhjen e vaksinave ka përfunduar, që nënkupton jo vetëm me planin e imunizimit, por edhe me sigurimin e zinxhirit të ftohjes. Tani jemi në pritje të ardhjes së vaksinave. Kemi thënë që gjatë muajit shkurt, ashtu siç i kemi edhe kushtet tona të brendshme dhe negocimin e marrëveshjes dhe në muajin shkurt, vaksina anti-Covid do të jetë në Kosovë. Ju duhet ta keni durimin, përgatitjet do të fillojnë, përgatitjet tashmë janë më intensive edhe në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare sepse në zgjerimin e kapaciteteve të ardhjes së vaksinimit, na parasheh një vaksinim më të madh në masë”.

Një kërkesë pati edhe për partitë politike, që kanë nisur fushatën elektorale para kohe dhe shpeshherë ishin në qendër të vëmendjes për shkak të mosrespektimit të masave anti-Covid: “E gjitha çfarë mund të bëhet minimalisht nga subjektet politike dhe ata të cilët i ftojnë njerëzit, ata të cilët marrin pjesë së paku të jenë me maska dhe të sigurojnë maska dhe dezinfektues apo ta ruajnë edhe distancën fizike dhe kjo do ishte parandalimi minimal dhe efikas që mund të bëhej”.

Në fund, Zemaj tha se aktualisht nuk mund të ketë një lehtësim kufizimesh, pasi në ditët e fundit është vënë re një trend në rritje i rasteve ditore me koronavirus.

A2 CNN Livestream

Dita jonë