Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Pandemia në Maqedoninë e Veriut, 11 viktima, mbi 7 mijë raste aktive

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2021, 19:05 | Ballkani
Pandemia në Maqedoninë e Veriut, 11 viktima, mbi 7 mijë raste

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 61 raste të reja me koronavirus, nga 678 testime të kryera. Po ashtu, autoritetet bënë të ditur se si pasojë e koronavirusit humbën jetën 11 qytetarë.

Instituti i Shëndetit Publik po ashtu regjistroi 440 pacientë të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar mbi 92 mijë raste me COVID-19, prej tyre mbi 82 mijë pacientë janë shëruar dhe 2866 kanë humbur jetën. Aktualisht Maqedonia e Veriut numëron 7766 raste aktive.

A2 CNN Livestream

Dita jonë