Pas basketbollit, “dritë jeshile” për rifillim edhe volejbollit

Volejboll Kristi martiro Tirana  1100x620

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, i ka kthyer përgjigje kërkesës së Federatës së Volejbollit për të rinisur aktivitetet.

Volejbolli ishte i ndaluar që prej 11 muajsh, kur Shqipëria u fut në izolim për shkak të koronavirusit.

Por, ndërsa futbolli e sporte të tjera zhvillonin aktivitetin prej muajsh të tërë, e kundërta ndodhi me sportet që zhvillohen në salla të mbyllura.