Policia amerikane sërish nën akuzë, përdori spraj me piper ndaj 9-vjeçares

Untitled collage 2021 02 01T201512.031 1100x620

Policia amerikane është vënë sërish nën akuzë ditët e fundit për dhunë gjatë arrestimeve, por kësaj here ngjarja konsiderohet edhe më e rëndë pasi raportohet se efektivët kanë përdorur spraj me piper ndaj një vajze të mitur 9-vjeçare.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në qytetin Rochester të Nju Jorkut, ku nga sa raportohet e mitura kishte pësuar një krizë nervore.

Efektivët e përfshirë në këtë akt u mbrojtën duke thënë se u detyruan që të reagonin në këtë mënyrë dhe për të mirën e vajzës së vogël.

Sipas tyre, ata shkuan në vendngjarje pas një telefonate për dhunë në familje dhe hasën vajzën e mitur ndërsa kërcënonte se do të vriste nën dhe veten.

Ngjarja u regjistrua në kamera dhe u shpërnda me shpejtësi në rrjet, ku solli dhe reagime.