Pritet të mbërrijnë sot në vendin tonë dozat e vaksinës Pfizer

vaksina pfizer 1100x620
Pajisja me të cilën do të ruhen vaksinat gjatë transportit. Ruan temperaturën deri në -86 gradë celsius

Një pjesë e vaksinave të blera prej kompanisë Pfizer nga qeveria, do të vijnë sot në Shqipëri. Njoftimin e bëri dy ditë me parë kryeministri Rama gjatë një takimi në Korçë, sipas të cilit deri në një njoftim të dytë dakordësia është që vendi ynë do të marrë një pjesë nga 500 mijë dozat e porositura me shpresën që në një të ardhme të afërt edhe ngërçi me furnizimin do të zgjidhet për sa kohë që ky mbetet një shqetësim ndërkombëtar.

“Jam shumë optimist që nga pikëpamja e kapaciteteve si doza nuk do të ketë mungesa tha kryeministri, duke njoftuar gjithashtu se është pranë finalizimit edhe të një marrëveshjeje me AstraZeneca-n.