Publikohet ekstrakti i pestë i listave zgjedhore të 25 prillit 2021

Vota e emigrantëve vetëdeklarim i detyrueshëm i adresave në e Albania 1100x620

Ministria e Brendshme ka publikuar ekstraktin e pestë të listave zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 prill 2021. Ekstrakti i parë i përbërësve zgjedhor u publikua në 5 tetor 2020, ekstrakti i dytë në 2 nëntor 2020, ekstrakti i tretë në 1 dhjetor 2020, ekstrakti i katërt në 4 janar 2021.

“Zyrat e Gjendjes Civile në bashki apo njësi administrative, kanë detyrimin ligjor të printojnë ekstraktin e pestë të përbërësve zgjedhore sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit, nën juridiksionin e tyre territorial. Ky ekstrakt, si edhe katër të parët, firmoset nga Kryetari i Bashkisë dhe publikohet në ambientet e bashkive/njësive administrative/në vende me hyrje të lirë të aksesueshme për publikun, ku çdokush mund të verifikojë emrin në listë. Nga data 3 shkurt 2021, DPGJC do të nisë verifikimet për publikimin e listës së pestë të zgjedhësve. Çdo qytetar mundet të verifikojë edhe online emrin në listën zgjedhore, përmes portalit qeveritar e-Albania:

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/DPGJC/12416/DPGJC_12416_n3_s1_web.aspx?service_code=12416%20%20%20”, lexohet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.