Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Rama: Nuk kemi paragjykime për vaksinat ruse dhe kineze, por po ndjekim linjën e BE

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2021, 20:09 | Aktualitet
Rama: Nuk kemi paragjykime për vaksinat ruse dhe kineze, por po ndjekim

Kryeministri Rama, gjatë konferencën për shtyp në Rinas, foli dhe për çështjen e vaksinave ruse dhe kineze.

Kreu i qeverisë u shpreh se nuk ka asnjë paragjykim për vaksinat e këtyre dy vendeve, por se për momentin qeveria ka zgjedhur të ndjekë linjën e BE për këtë çështje.

Sipas Ramës, nëse BE do të ndryshojë qasje për vaksinat lindore, atëherë dhe Shqipëria do të rishikojë pozicionin e saj.

“Përsa i përket vaksinave lindore, ruse apo kineze asnjë paragjykim për aspektet shkencore, respekt për shkencëtarët, por zgjedhja jonë është të kërkojmë vaksina në krahun perëndimor të Shqipërisë. Nëse BE do të hapet ndaj vaksinave kineze dhe ruse, ne do të rishikojmë qasjen. Përsa kohë BE është e mbyllur ndaj këtyre vaksinave, ne jemi në krah të tyre”, u shpreh Rama.

A2 CNN Livestream

Dita jonë