Rrebeshe dhe rrëshqitje dherash, “shpërbëhet” rruga

Shirat e rrëmbyer kanë shkatërruar një autostradë në Kaliforni, buzë Oqeanit Paqësor, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Në ditët e fundit, në atë zonë, ka rënë deri në 14 centimetra shi, çka ka ndihmuar rrëshqitjen e dherave dhe shpërbërjen e rrugës.

Koha që do të duhet për të riparuar rrugën është ende e pacaktuar, ndërsa Guvernatori Gavin Newsoom ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në zonë.