Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Shitjet online, biznesi kosto të larta për trajnimin e stafit

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2021, 15:24 | Ekonomi
Shitjet online, biznesi kosto të larta për trajnimin e stafit

Bizneset shqiptare do të detyrohen të përshtasin aktivitetin e tyre drejt digjitalizimit të shitjeve në mënyrë online. Diktuar nga pandemia, sipërmarrësit duhet të trajnojnë stafin drejt këtij procesi që në Europë ndodh prej dekadash.

Shoqata e Prodhuesve Shqiptar nuk ka një shifër se sa do të kushtojë trajnimi i një prej punonjësve, pasi kjo varet nga procedurat që do të ndjekin kompanitë. Ndërkohë, ekspertët e marketingut janë skeptikë se ky trajnim do të ndodhë.

“Vazhdon shitja tradicionale. Shitja është diçka që nuk trajnohet, është një talent i sipërmarrësit. E vetmja që duhet të perfeksionohet është që shitësi të kuptoj procedurën dhe në cilën legjislacionin fiskal operon”, shprehet Ervis Mançe, ekspert marketingu.

Shpenzimet që kompanitë prodhuese dhe tregtuese do të kenë mbi këtë proces pritet të ketë kosto të larta. Si zgjidhje shihet njohja e këtyre shpenzimeve si të zbritshme dhe incentiva të tjera.

“Kosto më e madhe është kosto e të kuptuarit, pasi drejtorët e shitjes trajnojnë veten dhe të kuptojnë se shitjet të mos vazhdojnë në ato kanalet tradicionale”, shton ai.

Gjatë periudhës së karantinës të pakta ishin bizneset të cilat përshtatën sistemin e tyre të shpërndarjes për të mbajtur të hapur aktivitetin e tyre, kjo pasi shitjet në vendin tonë konceptoheshin vetëm me prezencën fizike të blerësit në dyqane.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani