Shiu përmbyt rrugët e Durrësit

Untitled collage 2021 02 01T185506.730 1100x620

Reshjet intensive të shiut kanë krijuar sërish të njëjtën pamje të rrugëve të Durrësit.

Problematike mbeten rrugët e brendshme të qytetit, rrethrrotullimi pranë stacionit të trenit, ai pranë stadiumit “Niko Dovana” dhe Shkozetit, rruga “Aleksandër Goga”, si dhe Rajoni në ish Kënetë.

Niveli i ujit ka arritur deri në trotuare, duke krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve.

Burime për A2 bëjnë me dije se Hidrovorët janë në funksion dhe punojnë me kapacitet, por pa zgjidhur “gangrenën” disa vjeçare të Durrësit, atë te përmbytjeve të rrugëve të brendshme sa herë ka reshje shiu.