Theu rregullat ndaj koronavirusit, Rama: Ermal Mamaqi mori gjobën e merituar

mamaqiii 1100x620

Në rrjetet sociale, gjatë ditëve të fundit, ka pasur reagime të shumta ndaj Ermal Mamaqit, i cili organizoi një trajnim në një sallë të mbyllur me shumë të rinj, duke thyer rregullat ndaj koronavirusit.

Për këtë reagoi edhe kryeministri Rama, i cili theksoi se koronavirusi nuk është larguar dhe rregullat duhen zbatuar. Ai u shpreh se Ermal Mamaqi është miku i tij, por nuk mund t’i shpëtonte gjobës.

“Kam respekt për Mamaqin, por nuk mundet të japë atë shembull që dha për shqiptarët. Mori gjobën siç e meritonte. Po përmend atë se e kam mik. Nuk mundet është e pamundur. Virusi nuk ka ikur, duhet bërë kujdes”, tha Rama.