U arratis nga komisariati, arrestohet Riljon Lalaj

policia e tiranes 1100x620

Policia e Tiranës ka vënë në pranga ditën e hënë 30-vjeçarin Riljon Lalaj, i cili u bë i famshëm një muaj më parë pasi u arratis nga ambientet e komisariatit nr.1 ndërkohë që ishte ndaluar.

Në 4 janar, Riljon Lalaj përpara se të dilte përpara gjykatës për caktimin e masës së sigurisë, iu shpëtoi policëve që e shoqëronin duke i shtyrë dhe u arratis. Ai ishte ndaluar për armëmbajtje pa leje.

Ditën e hënë, policia e Tiranës arriti ta arrestonte të riun në zonën e “Ali Demit”, arratia e të cilit zgjati vetëm një muaj.