Vaksinat Pfizer sot në Shqipëri, Rama: Do të vijnë më pak se sa prisnim

Kryeministri Edi Rama konfirmoi se sot do të vijnë vaksinat Pfizer në vendin tonë, por shtoi se do të vijnë më pak se sa pritej.

“Sot, do të vijnë doza më pak sesa ato që ishin angazhuar, por e rëndësishme është që fillon vaksinimi i dytë”, tha Rama para gazetarëve.

Dy ditë me parë, kryeministri, gjatë një takimi në Korçë, lajmëroi se deri në një njoftim të dytë, dakordësia është që vendi ynë do të marrë sot një pjesë nga 500 mijë dozat e porositura, me shpresën që në një të ardhme të afërt, edhe ngërçi me furnizimin do të zgjidhet, për sa kohë që ky mbetet një shqetësim ndërkombëtar.