Votimi i emigrantëve. Majko, akuza Celibashit: Po dëmton kredibilitetin e zgjedhjeve

majko 1100x620

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, kërkoi nga KQZ-ja zbatimin e votimit të shtetasve shqiptar nga jashtë vendit.

Gjatë një interpelance në Kuvend, ai akuzoi kryetarin e KQZ-së, Ilirjan Celibashi, se po dëmton kredibilitetin e zgjedhjeve të 25 Prillit, duke kërkuar konsues nga opozita joparlamentare për zbatimin e votës së emigrantëve. 

“Votimi i shtetasve jashtë vendit nuk ka asnjë problem ligjor për t’u zhvilluar në zgjedhjet e 25 prillit. Është plotësuar çdo angazhim ligjor nga ekzekutivi. Arsyetimi i KQZ-së se duhet pritur konsensusi i partive jashtë Kuvendit, është joligjor”, u shpreh Majko.