Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Zgjedhjet në Kosovë, Elezi: Nesër votimi përmes postës, gazetarët të akreditohen, deri më 9 shkurt

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2021, 09:56 | Kosova
Zgjedhjet në Kosovë, Elezi: Nesër votimi përmes postës,

Kur kanë mbetur edhe dy javë nga zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka folur në studion e Ditarit në A2 CNN në lidhje me ecurinë e procesit. Sipas tij, sot do të hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike, ndërsa nesër nis procesi i votimit përmes postës. Sa i takon votës së Diasporës, Elezi nuk dha një numër të saktë aplikimi, por u shpreh se janë shumë më shumë se zgjedhjet e kaluara.

“KQZ prej 4 javësh vijon përgatitjet intensive për organizmin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, janë vetëm 40 ditë që KQZ-ja të kryejë qindra aktivitete. Sot, hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike, nesër fillon votimi përmes postës. Kemi pranuar mijëra aplikacione shumë më shumë se zgjedhjet e kaluara më parë. Në të kaluarën, kanë qenë 40 mijë aplikime dhe u aprovuan 35 mijë. Por, nuk përmend dot shifër të saktë, sepse këshilli po përgatit raportin përfundimtar dhe do të dimë se sa është numri i aplikacioneve të aprovuara dhe sa të refuzuara se jo të gjithë përmbushin kritere”.

I pyetur për kandidatët e skualifikuar nga gara, Elezi u shpreh se është detyrim i KQZ-së që të zbatojë aktgjykimin e Kushtetueses.

“Fletëvotimi është standard për të gjitha subjektet, kurse për çështjet e numërimit KQZ-ja do të japë këshillat e nevojshme për komisionerët. Ka kohë mjaftueshëm që ne të informojmë për detajet trupat zgjedhore që do të kenë procesin në duart e tyre, do kenë informacionin e nevojshëm për të lehtësuar punën e asaj dite. Nuk do përdorja termin skualifikim, KQZ e ka pasur obligim që të zbatojë aktgjykimin e kushtetueses dhe nenin 29 të këtij ligji që specifikon rastet kur një person nuk mund të jetë kandidat për deputet. Ne kemi marrë përgjigje nga Këshill Gjyqësor që ka njoftuar KQZ për kandidatë që nuk mund të kandidojnë. KQZ ka zbatuar aktgjykimin e kushtetueses. Ne si KQZ kemi bërë thirrje që të respektojnë ligjin se kanë rol në mbarëvajtjen e procesit”.

Elezi njoftoi se mediat kanë afat deri më 9 shkurt për t’u akredituar, ndërsa që nga jashtë vendit, aplikimet nga Shqipëria e vende të tjera do të kryhen përmes email-it.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani