5 orë betejë për jetë a vdekje, xhirafa përballet me luanët e uritur

Rojet e një parku kombëtar në Afrikën e Jugut kanë fotografuar momentet dramatike të një beteje për jetë a vdekje mes një xhirafe dhe 6 luanëve të uritur.

Për 5 orë me radhë, tufa e luanëve tentoi të rrëzonte xhirafën në tokë, por lartësia e saj e bëri të pamundur dhe në fund ajo arriti t’i shpëtonte vdekjes.

Luanët u ngjitën në këmbët e saj e madje dhe në kurriz, por xhirafa 800 kg i rrëzoi dhe rezistoi deri sa i lodhi dhe i detyroi të heqin dorë.