“Absolut 4”, Haçkaj: Shqiptarët janë pjesë e BE, ndërsa institucionet nuk janë gati

2 SHKURT ABSOLUT 4 CLNE frame 18088 1100x620

Në emisionin e së martës në “Absolut 4” temë kryesore e diskutimit ishte shqiptarët dhe integrimi europian.

Ardian Haçkaj, nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim, deklaroi se qytetarët shqiptarë aktualisht janë pjesë e Europës dhe se ata që nuk janë gati janë qeveritarët.

Sipas Haçkaj, qeveritarët shqiptarë duhet të ulen dhe të bëjnë “detyrat e shtëpisë” të caktuara nga Europa

Ne jemi në Europë tashmë. Ajo që po kërkojmë është që të bëhemi pjesë e institucioneve të saj dhe kjo vjen falë qeverisjes së mirë. Lodhja ka të bëjë me institucionet tona. Institucionet tona nuk janë ende gati për t’u bërë pjesë e familjes së institucioneve europiane. Qytetarët shqiptarë janë. Në Itali, sipërmarrësit shqiptarë janë të tretët pas kinezëve dhe rumunëve. Kështu që problemi ka të bëjë me qeverisjen e institucioneve dhe jo me shqiptarët.

Në këtë fazë të historisë shqiptarët duan të integrohen në të gjitha sferat. Sistemi bankar është në pronësinë e bankave më të mëdha të Europës. Ajo që duhet është që qeveritarët të shtrohen, t’i marrin detyrat seriozisht në mënyrë që edhe zyrtarët europianë të thonë “po kemi dëshirë të ulemi me ju dhe t’iu konsiderojmë të barabartë”.