Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Agjentët e FBI vritet në aksion, plagosen 4 të tjerë

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2021, 16:52 | Bota

Dy agjentë të FBI humbën jetën ndërsa 4 të tjerë mbetën të plagosur gjatë një operacioni për zbatimin e një fletarresti për ndalimin e një personi në Florida, të dyshuar për pornografi me të mitur.

Forca të shumta policie rrethuan lagjen e “Sunrise” në rrethinat e Fort Lauderdale në orët e para të mëngjesit, pas raportimeve për të shtëna, ku ishin përfshirë dhe agjentët e FBI.

Disa orë më vonë u zyrtarizua se dy agjentë kishte humbur jetën për shkak të plagëve të marra, ndërsa dy nga të plagosurit ishin në gjendje të rëndë.

Autoritetet në Florida deklaruan se autori i ngjarjes më pas u mbyll në shtëpi dhe më pas u vetëvra. Ndaj tij, gjykata kishte nxjerrë një urdhërarresti që lidhje me posedimin e materialeve pornografike me fëmijë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani