Alarm në Britani, varianti i ri i Covid po pëson mutacione shqetësuese

koronavirusi 1100x620

Shkencëtarët britanikë kanë ngritur alarmin se varianti Kent i koronavirusit që është përhapur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar duket se po pëson disa ndryshime të reja shqetësuese gjenetike.

Testet në disa mostra tregojnë një mutacion, të quajtur E484K, i parë tashmë në Afrikën e Jugut dhe variante të Brazilit që janë shqetësuese.

Megjithëse ky ndryshim mund të ndikojë në efektivitetin e vaksinës, ato aktuale në përdorim duhet të funksionojnë ende, thonë ekspertët.

Britania e Madhe ka rritur masat për të kontrolluar përhapjen e varianteve të reja.

Në disa pjesë të Anglisë ka nisur edhe testimi urgjent për variantin e Afrikës së Jugut dhe kufizimet e udhëtimit janë ndaluar për ata që hyjnë nga jashtë.

Ekspertët në Angli kanë gjetur vetëm një pjesë të vogël të rasteve të variantit të Mbretërisë së Bashkuar me mutacionin E484K.

Sipas shkencëtarëve, nuk do të thotë që ky mutacion është i pranishëm në të gjitha rastet e këtij varianti. Nuk është e papritur që variantet po shfaqen ose që ata do të vazhdojnë të ndryshojnë, të gjitha viruset mutohen, ndërsa bëjnë kopje të reja të tyre për t’u përhapur dhe lulëzuar.

Dr. Julian Tang, një ekspert i virusit në Universitetin e Leicester, tha se ishte e rëndësishme që njerëzit të ndiqnin rregullat e bllokimit për të parandaluar mundësitë që virusi të shndërrohej më tej.

“Përndryshe jo vetëm që virusi mund të vazhdojë të përhapet, por gjithashtu mund të evoluojë.”

Disa kërkime tregojnë se E484K mund të ndihmojë virusin të shmangë pjesët e sistemit imunitar të quajtur antitrupa.

Por rezultatet e hershme nga Moderna sugjerojnë që vaksina e saj është akoma efektive kundër varianteve me këtë mutacion, megjithëse përgjigjja imune e trupit nuk mund të jetë aq e fortë apo e zgjatur.

Dy vaksina të reja të koronavirusit që mund të aprovohen së shpejti, një nga Novavax dhe një tjetër nga Janssen, duket se ofrojnë edhe një mbrojtje.

Edhe në skenarin më të keq, vaksinat mund të ridizenjohen dhe të rregullohen për të luftuar më mirë, nëse është e nevojshme, thonë ekspertët.