“Duhet të përdhunojnë ose të përdhunohen që të marrin penallti”, klubi shkarkon trajnerin pas deklaratave shokuese

trajneri 600x338

Një klub indian i kategorisë së parë ka shkarkuar trajnerin e tij anglez, pas deklaratave të tij të tepruara pas një ndeshjeje.

Stuart Baxter, ish-trajner i Afrikës së Jugut dhe Finlandës, u shpreh: “Nuk e di se kur do të na japin një penallti këta arbitra. Mendoj se lojtarët e mi duhet të përdhunojnë ose të përdhunohen që të fitojnë 11-metërsh”.

Intervista u transmetua drejtpërdrejt në Star Sports, rrjeti më i madh televiziv sportiv i Indisë. Menjëherë pas intervistës, klubi Odisha postoi në rrjetet sociale njoftimin e shkarkimit të trajnerit: “Klubi është i befasuar nga komentet e trajnerit Stuart Baxter. Janë krejtësisht të papranueshme, pavarësisht kontekstit”.