Gjoni: Rama nuk largohet lehtë, do t’i shkojë në fund ëndrrave të tij

Pedagogia Edlira Gjoni, e ftuar në emisionin Absolut 4, u shpreh se kryeministri Rama ka gjithçka në dorë dhe sipas saj, ai nuk do të largohet lehtë nëse nuk realizon të gjitha ëndrrat që ka pasur në plan.

“Kam dyshime të forta, nëse ndonjërën nga gjërat apo vendimet që ka pasur ndërmend Rama nuk i ka bërë ende. Unë uroj që t’i ketë bërë, pasi në të kundërt, edhe 4 vjet të tjera, nuk heq dorë derisa t’i shkojë në fund ëndrrave apo planeve të tij apo vizatime të qytete. Për mua, Rilindja Urbane apo 100 fshatrat, janë të gjitha plane personale të Ramës dhe jo të ndonjë grupi ekspertësh.

Rama është një njeri që i ka të gjitha pushtet në dorë, edhe lapsin, ngaqë është piktor, bën edhe arkitektin edhe inxhinierin, mbi të gjitha, së fundmi tallet me këdo që i del përpara”, u shpreh Gjoni.