Gledis Gjipali në “Absolut 4”: Klasa politike nuk e ka pasur ndonjëherë seriozisht integrimin

2 SHKURT ABSOLUT 4 CLNE frame 32699 1100x620

Gledis Gjipali akuzoi klasën politike se është një ndër shkaktaret kryesore të ngecjes së procesit të integrimit europian të vendit.

Sipas tij, politika shqiptare nuk bën mjaftueshëm për të plotësuar kërkesat e nevojshme për integrimin duke treguar se nuk e ka pasur asnjëherë seriozisht këtë proces.

Gjithashtu vlen për të vënë gishtin dhe te plaga e vërtetë ku është, te klasa jonë politike, administrata, por edhe më gjerë. Shoqëria nuk ushtron atë presionin e duhur për të ecur përpara procesi i integrimit.

Shpesh politikanë janë të lodhur kur janë në opozitë, pra janë të zhgënjyer po në momente fushatash elektorale, por në pjesën tjetër të kohës nuk bëjnë mjaftueshëm ato detyra që tregojnë se e kanë seriozisht këtë proces. Dhe ky është problemi më i madh sipas meje që klasa politike nuk e ka pasur asnjëherë seriozisht procesin e integrimit.