I djegin Benz-in në oborrin e banesës në Krujë, Policia shoqëron disa persona

MB digjet makina e Policit VL frame 963 1100x620

Një automjet, tip Benz, është djegur në oborrin e banesës në pronësi të shtetasit me iniciale B.V., në Krujë.

Në njoftimin paraprak të policisë nuk ka shumë detaje për ngjarjen, e cila ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.

Policia ka shoqëruar disa persona në ambientet e Policisë si dhe janë administruar provat në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.